Lajmet e fundit

Mark Hamill që luan rolin e Luke Skywalker në filmat e Star Wars, ka zbuluar se kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie me Carrie Fisher, aktoren e ndjerë që kishte luajtur rolin e Princeshës Leia.
Duke folur për The Guardian, 66 vjeçari, rrëfeu se ai e kishte shijuar këtë lidhje të shkurtër me Carrie-n, që vdiq vitin e kaluar, por gjërat kishin përfunduar kur ata nuk mund të ndalonin së qeshuri sa herë që ishin bashkë.