Lajmet e fundit

Është njëri nga filmat e shumëpritur për këtë vit, që ka bërë bashkë disa prej emrave më të mëdhenj të Hollywood.
E yjet e “Murder On The Orient Express” zbarkuan në Londër në premierën glamuroze të filmit.
Michelle Pfeiffer, Johnny Depp, Daisy Ridley dhe Penelope Cruz ishin në qendër të vëmendjes ku secili dukej më bukur se tjetri.
Ata u shoqëruan edhe nga aktorët e tjerë të filmit si Olivia Colman, Judi Dench, Lucy Boynton dha natyrisht regjisori, Kenneth Branagh.










