Lajmet e fundit

Harry Styles e ka publikuar një video rreth rëndësisë së edukimit.
Si pjesë e bamirësisë për të ndihmuar në çështjet globale, të tilla si varfëria ekstreme, pabarazia dhe ndryshimet klimatike, One Direction janë një nga emrat e të famshmëve që kanë dalë në mbështetje të kësaj kampanje, transmeton Klan Kosova.
“Më pëlqente me të vërtetë shkolla ime. Kur shkuam në Ghana kemi takuar fëmijë, të cilët të vetmen ëndërr e kishin mundësinë e edukimit”
“Për momentin atyre i duhet të punojnë tërë ditën, çdo ditë, vetëm për të fituar mjaftueshëm sa për të ngrënë. Shkuarja në shkollë me të vërtetë mund ta ndryshojë jetën e tyre, por tani për tani krejt çka ata mund ta shohin si të ardhme është një jetë e vështirë, ndërsa ata meritojmë shumë më mirë”, janë disa nga fjalët e Styles në klipin e lëshuar në internet.
Kësaj kampanje, të quajtur Aksion/2015, i janë bashkangjitur edhe fytyra të tjera të profilit të lartë, si Shakira, Ben Affleck, Sir Richard Branson, Bill dhe Melinda Gates, Bono, Malala Yousafzai dhe Emeritus Archbishop Desmond Tutu.