Lajmet e fundit

Kryeministri turk Binali Yildirim tha të premten se rreziku për një grusht shtet tjetër nuk është zhdukur, por tha se qeveria dhe institucionet e tjera e kanë nën kontroll situatën.
Një javë pasi një fraksion i ushtrisë turke puçin, që dështoi dhe ku u vranë rreth 246 persona Yildirim u iu kërkoi poashtu turqve të qëndrojnë të qetë dhe tha se jeta i ishte kthyer normalitetit, duke shtuar se nuk kishte vend për vetëkënaqësi.
"Rreziku nuk ka përfunduar, por qytetarët tanë nuk duhet të jenë të shqetësuar", ka thënë Yildirim për gazetarët, duke shtuar se institucionet e Turqisë po udhëhiqen nga sundimi i ligjit, jo nga ndonjë dëshirë për hakmarrje që kanë të bëjnë me pasojat e grushtit të shtetit të dështuar, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.