Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se pas votimit të Gjykatës Speciale ai ka pranuar një telefonatë nga Zëvendës Asistent Sekretari i Shtetit në SHBA, Hoyt Brian Yee, ku e ka përgëzuar për punën e përbashkët dhe rezultatet e arrituara, gjithashtu ministri i jashtëm potencoi se mbështetje të tillë ka marrë edhe nga liderët evropianë.
“Pak orë pas votimit të Gjykatës Speciale në ditën e votimit, morra telefonatë nga Hoyt Brian Yee, Zëvendës Asistent Sekretari i Shtetit në SHBA. Yee më përgëzoi për punën e gjatë të përbashkët dhe rezultatete e arritura që çimentuan aleancën me Amerikë. Urime të tilla kam marrë atë ditë edhe nga liderë dhe homologë nga Roma, Berlini, Parisi, Londra, Oslo dhe Brukseli. Dëshmi e qartë e partneritetit afatgjatë në mes Kosovës dhe botës demokratike. HTH” shkruan Thaci në facebook,transmeton Klan Kosova.