19.03.2018 · përditësuar para 3057 dite1 min lexim
Federata e Futbollit të Bregut të Fildishtë ka njoftuar se në radhët e tyre është kthyer mesfushori i Manchester City-it, Yaya Toure dhe do të paraqitet në ndeshje kundër Francës, njofton Klan Kosova.
34 vjeçari e la futbollin për kombëtaren pasi kishte udhëhequr vendin e tij drejt titullit Kampion i Kupës së Kombeve në Afrikë në vitin 2015.
Zyrtarët e Bregut të Fildishtë janë të lumtur për rikthimin e yllit të tyre pas tri vjetësh mungesë.
“Federata ka pasur një diskutim të mirë me Yaya Touren rreth dy miqësoreve dhe ai ka dhënë përkushtimin e tij”, ka thënë një zyrtar i Bregut të Fildishtë për BBC.
“Është gjithashtu një shtytje e madhe për gjithë ekipin rikthimi I tij”.
“Ai e do vendin e tij dhe shumë njerëz e vlerësojnë atë për kontributin – ne jemi të lumtur me rikthimin e tij”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.