Lajmet e fundit

Raportimet e fundit nga Franca thonë që Roma është pajtuar që ta shes futbollistin Mapou Yanga-Mbiwa në Lyon.
Mbrojtësi u huazua verën e kaluar në Romë, nga Newcastle United, por që Giallorosët marrëveshjen e bënë të përhershme në afatin kalimtar dimëror për 7.7 milionë euro.
Tash Roma do ta shes atë për çmimin prej tetë milionë euro dhe dy milionë bonuse.
26 vjeçari pritet që të kryejë testet mjekësore ditën e nesërme, para se të nënshkruajë kontratën.