Presidenti kinez, Xi Jinping bëri thirrje për unitet në një vizitë të rrallë në Tibet, duke u shfaqur para 20 mijë njerëzve për të shënuar 60-vjetorin që kur Kina krijoi rajonin autonom pas aneksimit të tij.
Në vizitën e tij të dytë presidenciale në rajonin e kontrolluar, Xi vlerësoi qeverinë lokale për "angazhimin në një luftë të plotë kundër separatizmit" - një referencë për rezistencën tibetiane ndaj Pekinit që zgjat disa dekada, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vizita në Lhasa, e cila ndodhet në një lartësi që mund të paraqesë probleme shëndetësore për 72-vjeçarin Xi, sugjeron një dëshirë për të vulosur autoritetin e tij mbi rajonin, shkruan tutje BBC.
Komentet e publikuara të Xi nuk përmendën Dalai Lamën, udhëheqësin shpirtëror tibetian i cili jeton në mërgim në Indi që kur u arratis në vitin 1959.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.