Lajmet e fundit

Xhudistja Distria Krasniqi është shpallur kampione në garën Masters që u mbajt në Guangzhou të Kinës.
Asaj iu deshën vetëm 14 sekonda, që me ippon ta mundë japonezen, e cila është kampione e dyfishtë botërore dhe të bronztën olimpike Ami Kondo, njofton Klan Kosova.
Pas fitores u intonua himni dhe u ngrit lart flamuri i Kosovës në shtetin që s’e njeh shtetin më të ri europian.
Në këtë garë, pa medalje nuk mbeti as Nora Gjakova, që po ashtu u ndesh me një japoneze. Ajo në këtë garë e mori medaljen e argjendtë.
Kronikë nga Arbreshë Uka