ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje në fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 16-të.
Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, apo kampionit dhe nënkampionit.
Mitrovicasit janë liderë me 11 fitore e katër humbje, ndërsa therandasit ndodhen në vendin e gjashtë me shtatë fitore e tetë humbje.
Takimi është shumë i rëndësishëm, andaj të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore. Ndeshja në fjalë do të luhet në Mitrovicë nga ora 17:00, në palestrën "Minatori".
Ndeshja në fjalë do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.