Në mesjavën e tretë të muajit prill do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 30-të në Bundesligën Gjermane.
Të martën, plaftorma Artmotion do t’i transmetojë tri ndeshje, me super përballjen Bayern Munchen – Bayer Leverkusen që është edhe kryendeshja e kësaj jave.
Por, dita do të startojë me ballafaqimin Koln – Leipzig që fillon në orën 18:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Bayernit dhe Leverkusenit në Allianz Arena. Ky takim fillon në orën 20:30 dhe transmetohet po ashtu në Art Sport 2.
Teksa në të njëjtin orar do të jetë ballafaqimi mes Frankfurtit dhe Augsburgut dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 3.
18:30 KOLN – RB LEIPZIG ART SPORT 2
Skuadra me probleme e Kolnit që është në seri prej tre humbjeve rresht do të kërkojë pikët ndaj një skuadre shumë të fortë siç është RB Leipzig.
Djelmoshat e Julian Nagelsmann janë në luftë për titull kampion prandaj një rezultat pozitiv për Kolnin, që e sheh veten afër rënies nga elita, do të jetë shumë e vështirë.
RB Leipzigi janë në vendin e dytë me 61 pikë, shtatë pikë më pak se liderët e Bayernit kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund.
Nga ana tjetër, Kolni që mund të përshëndetet nga elita A e futbollit gjerman pozicionohet në vendin e 17-të me 23 pikë të grumbulluara dhe kanë tre më pak se Hertha e vendit të 16-të.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë sezon skuadrat u ndanë në paqe me rezultat 0:0.
Koln, 11-shja e mundshme startuese:
Horn, Ehizibue, Bornauë, Czichos, Katterbach, Skhiri, Hector, Wolf, Meyer, Rexhbeçaj, Duda
RB Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:
Neuer, Pavard, Boateng, Hernandez, Davies, Alaba, Kimmich, Sane, Muller, Coman, Choupo-Moting.
20:30 BAYERN – LEVERKUSEN ART SPORT 2
Kryendeshja e javës së 30-të luhet në stadiumin mitik “Allianz Arena”. Bayerni që është në rrugë drejt titullit të nëntë rresht do të sfidohet nga Leverkuseni.
Farmaceutikët janë në luftë për katër pozitat e para që të dërgojnë në Champions League dhe në pesë xhirot e fundit do të japin gjithçka që ta arrijnë këtë gjë.
Në muajin dhjetor kur dy skuadrat u takuan për herë të parë, Leverkuseni ishin lider të Bundesligës dhe ishte pikërisht Bayerni që i shkaktonte humbjen e parë. Tani në muajin prill skuadrat gjenden në pozita të ndryshme, por me një qëllim - fitoren.
Bayerni është në vendin e parë me 68 pikë të grumbulluara, ndërsa Leverkuseni renditet në vendin e gjashtë me 47 pikë.
Bayern Munchen, 11-shja e mundshme startuese:
Neuer, Pavard, Boateng, Hernandez, Davies, Kimmich, Alaba, Coman, Muller, Musiala, Choupo-Moting
Bayer Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese:
Hradecky, Jedvaj, Bender, Tapsoba, Diaby, Aranguiz, Palacios, Wendell, Bailey, Amiri, Schick
20:30 FRANKFURT - AUGSBURG ART SPORT 3
Eintracht Frankfurti, që po kalon në një super sezon deri më tani, do t’i bëjë konak Augsburgut që është një skuadër solide e mesit të tabelës.
Frankfurti u mposht thellë në ndeshjen e kaluar nga Monchengladbachi me rezultat 4:0 dhe kështu ka hapur edhe njëherë luftën për vendin e katërt me Dortmundin.
Augsburgu në anën tjetër vjen nga një barazim pa gola ndaj Arminia Bielefeldit dhe pasi që ka siguruar pothuajse qëndrimin në elitë, ata do udhëtojnë drejt Frankfurtit pa presion.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 19 dhjetor ishte Frankfurti që triumfoi me rezultat 0:2.
Në xhiron e 30-të, Eintracht Frankfurti hyn me 53 pikë të grumbulluara dhe renditet në vendin e pestë teksa Augsburgu është në vendin e 11-të me 33 pikë të fituara.
Frankfurt, 11-shja e mundshme startuese:
Trapp, N'Dicka, Ilsanker, Tuta, Kostic, Rode, Sow, Durm, Kamada, Silva, Jovic
Augsburg, 11-shja e mundshme startuese:
Gikiewicz, Iago, Uduokhai, Gouweleeuw, Framberger, Vargas, Khedira, Strobl, Caliguiri, Hahn, Richter
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.