Transmetimet e xhiros 21 të Bundesligës në Artmotion vazhdojnë edhe me dy takime shumë të nxehta që luhen këtë të diel.
15:30 FRANKFURT - KOLN ART SPORT 1
Frankfurt po kalon në formën më të mirë të sezonit dhe tashmë është në pozitë të favorshme në tabelë dhe në garë për Evropën do të duelojnë përballë një rivali që rrezikon rënien nga Bundesliga, si Koln. Takimi mes këtyre dy skuadrave luhet të dielën, me fillim nga ora 15:30, dhe transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT në Art Sport 1.
Dhjetë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë të barabarta, teksa kanë dhuruar edhe spektakël. Si Frankfurt po ashtu edhe Koln numërojnë nga katër fitore kundër njëra-tjetrës, teksa dy prej dueleve janë mbyllur në barazim.
Nga 20 duele që janë luajtur deri më tani në Bundesliga, Frankfurti ka arritur të grumbullojë 36 pikë dhe tashmë janë në pozitën e katërt në tabelë me 9 fitore, 9 barazime dhe vetëm dy disfata.
Në anën tjetër, në po të njëjtin numër ndeshjesh, Koln ka arritur të grumbullojë
vetëm 21 pikë dhe ndodhen në vendin e 14-të në renditjen tabelore.
Të vetmit futbollistë që e kanë të sigurt mungesën në këtë ndeshje janë Andersson dhe Kainz, teksa ka edhe shumë të tjerë të cilët janë në dyshim tek të dy taboret.
Frankfurt, 11-shja e mundshme startuese:
Trapp – Tuta, Hinteregger, N’ dicka – Kostic, Hasebe, Sow, Durm – Kamada, Younes, Silva
Koln, 11-shja e mundshme startuese:
Horn – Mere, Cestic, Czichos – Ehizibue, Skhiri, Ozcan, Horn – Rexhbecaj, Duda, Dennis
18:00 WOLFSBURG - MONCHENGLADBACH ART SPORT 1
Wolfsburgi shpreson ta vazhdojë formën jetësore edhe në ndeshjen e këtij vikendi.
Të besuarit e Oliver Glasner, që në shtatë takimet e fundit kanë plot pesë fitore dhe dy barazime, do të kenë punë me një rival shumë të fortë si Borussia Monchengladbach që kërkon rikthimin në pozitat që dërgojnë në Evropë.
Ky duel vjen LIVE dhe EKSKLUZIVISHT në Art Sport 1 këtë të diel me fillim nga ora 18:00.
Në 10 takimet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave më të mirë kanë qenë Wolfsburg që kanë triumfuar pesë herë. Katër herë skuadrat janë ndarë baras, teksa dy kanë qenë fitoret e Monchengladbach.
“Ujqërit” e Wolfsburg mbajnë pozitën e tretë në tabelë me 38 pikë të grumbulluara nga 20 takime, prej të cilave 10 janë fitore, 8 barazime dhe vetëm 2 disfata. Në anën tjetër Monchengladbach mban pozitën e shtatë në tabelë me 32 pikë në 20 ndeshje me 8 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje.
Denis Zakaria është i vetmi lojtar që rrezikon të mos paraqitet në këtë takim, pasi të gjithë të tjerët janë të gatshëm.
Wolfsburg, 11-shja e mundshme startuese:
Casteels – Mbabu, Lacroix, Brooks, Otavio – Arnold, Schagler, Gerhardt – Baku, Steffen, Weghorst
Monchenbladbach, 11-shja e mundshme startuese:
Sommer – Lainer, Ginter, Elvedi, Bensaebaini – Kramer, Neuhas, Hofmann, Stindl – Thuram, Plea
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.