Xhirimi i shfaqjes "For Life" i repertit amerikan 50 cent është ndërprerë, pasi disa nga antarët e ekipin u testua nën dyshimin se mund të ishin prekur nga COVID-19.
Përfaqësuesit e studios " SONY Picture" njoftuan të premten se kanë pauzuar në lidhje me shoun e reperit të njohur.
" Pas disa dyshimeve se ekipi mund të jetë prekur me koronavirus për të patur më shumë kujdes jemi duke pauzuar" thuhet në përgjigjen e studios , njofton TMZ.
Xhirimet e "For Life" ishin duke u bërë në Queens në New York.
Krahas rikthimit të xhirimeve edhe kujdesi duhet i shtuar për testimet paraprake për COVID-19, pasi ende ekziston rreziku i lartë për t'u infektuar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.