Lajmet e fundit
Ish studenti i Oksfordit i cili dyshohej se i’u është bashkangjitur ISIS, në një intervistë për The Independet - i ka mohuar këtë akuza mirëpo ka thënë se David Cameron është një “krijesë e ligë” si dhe e ka përshkruar bombardimin e udhëhequr nga ShBA-të si një komplot të “sëmurë”, i projektuar për të vrarë të gjithë myslimanët një nga një.

Në intervistën e tij të parë, Jack Letts, ka insistuar që ai ka udhëtuar për në të ashtuquajturën Shtetin Islamik, për ta përhapur fajlën e Zotit si dhe për ta rrëzuar qeverinë e Bashar al-Asadit.
“Unë mund të flas gjuhën arabe dhe angleze. Kjo është e vetmja shkathtësi e imja. Jam përpjekur shumë që ta rrëzoj qeverinë siriane”.
Intervista me të ashtuquajturin “Xhihadisti Jack”, është realizuar përmes mesazheve, dhe ai ka konfirmuar se ai vazhdon të qëndrojë në Siri dhe e thënë se e di që nëse tenton të kthehet në Britani të Madhe do të përfundojë në burg.
Ai gjithashtu u bëri thirrje britanikëve që të konvertohen në fenë islame dhe ka thënë se kryeministri David Cameron që ai nuk është “një i sëmurë mendor, mirëpo ai është një krijesë e ligë”.
“Nëse Britania e Madhe do të ndaloj bombardimet mbi myslimanët në Siri, atëherë myslimanët e Sirisë do t’i ndalojnë bombardimet tek ata, a është shumë vështirë për ta kuptuar?”, është shprehur Letts.
20 vjeçari ka thënë se ISIS i’u është nënshtruar një furie mediale, dhe ka këmbëngulur se militantët nuk kanë kryer mizori në Siri, mirëpo sipas tij të vetmit që janë duke kryer krime në atë vend janë koalicioni i udhëhequr nga ShBA-të.