02.06.2016 · përditësuar para 3696 dite1 min lexim
Aktorët e njohur shqiptar, Xhevdet Jashari i njohur me emrin ‘’Arifikmeti’’ në serialin O’sa mirë dhe Astrit Kabashi, i njohur si ‘’Bekimi’’ në serialin Kafeneja Jonë, janë mjaft të angazhuar në aspektin e tyre profesional.
Këta të fundit së bashku janë duke qëndruar në Beograd sigurisht për të realizuar ndonjë projekt, megjithatë vepra e tyre e bërë së fundi është tejet emocionuese, njofton Klan Kosova.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij të rrjetit social Instagram, Xhevdet Jashari, shihet teksa ka ngritur me duart e tyre ‘’Shqiponjën’’ bashk me kolegun e tij Astritin, e që ajo ndodhi pikërisht në mes të Beogradit, njofton Klan Kosova.
Që të dy Xhevdeti dhe Astriti, po qëndronin mbi kështjellën Kalamegdan.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.