Lajmet e fundit

Xhevat Bislimi, njëri nga themeluesit e NISMA-s për Kosovës, sekretar për marrëdhënie me publikun i kësaj partie dhe njëherit ish-deputet i PDK-së ka dhënë dorëheqje nga subjekti që drejtohet nga Fatmir Limaj.
Bislimi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar arsyet e largimit. Ai ka shtuar se drejtuesit e këtij subjekti e kanë shndërruar iniciativën NISMA në një organizim komunal me karakteristika farefisnore.
Kulmi ka qenë koalicioni me AAK-në dhe prishja e opozitës gjë që e ka cilësuar “tinëzare” dhe të dëmshme, njofton klankosova.tv
Ja postimi i plotë i Xhevat Bislimit në Facebook
NUK JAM MË NË INICIATIVËN NISMA PËR KOSOVËN
Miq, shokë, familjarë, farefis dhe dashamirë të shumtë,
Te merresh me politike ne nje vend ku lulezon korrupcioni e krimi organizuar qenka e veshtire. Te merresh me politike ne një vend me varfëri dhe papunësi te skajshme nuk qenka e lehte. Por, mbi te gjitha, te merresh me politike ne një vend ku nje pjese e mire e klases pklitike dhe shteterore (elita) eshte e korruptuar, e shantazhuar dhe e kapur qenka shume e veshtire... Megjithatë, jemi te "dënuar" dhe e kemi detyre mbi detyrate tjera te përpiqemi me krejt fuqite tona qe edhe Republika jone te behet plotësisht e pavarur nga Serbia dhe te vendose vet per te ardhmen e saj shqiptare dhe per zhvillim e mirëqenie ekonomike e sociale. Edhe iniciativa NISMA per Kosovën u themelua me kete synim dhe me këtë dëshirë... Mirepo, drejtuesit e përkohshëm qe i zgjodhëm doli se kishin synime dhe ambicie tjera! Rezultati i zgjedhjeve parlamentare vërtetoi se kishim krijuar nje subjekt (iniciative) komunale dhe me karakteristika familjare e farefisnore! Me "terheqjen" e Jakup Krasniqit nga kryetarlleku u terhoqen ose nuk erdhen disa nga themeluesit dhe disa nga ata qe kishin paralajmëruar ardhjen e tyre ne NISMA! Tendenca ne rritje per ta kontrolluar dhe "sunduar" subjektin dy-tre veta dhe trajtimi i NISMA-se si ndermarrje private e familjare i "detyroi" edhe disa themeluese tjere te largohen nga kjo iniciative! Ne qe mbetem na mbajti bashkepunimi dhe bashkimi opozitar per kundershtimin e dy marreveshjeve teper te demshme (me Serbine dhe me Malin e Zi) dhe per ndryshimin e qeverisjes se korruptuar... Antimarreveshja tinzare e "krereve" te NISMA-se me AAK-ne per ta prishur opoziten e bashkuar ia vuri kapakun te tanave dhe e fundosi kete iniciative politike! Prandaj, prej dje edhe une nuk jam më pjese e iniciatives NISMA per Kosoven. Falënderim dhe nderim per te gjithe ata burra e gra dhe për te gjithë ata djeme e vajza qe u angazhuan me mendje e me zëmër kunder marrëveshjeve te Brukselit per Bashkesine e komunave serbe, kunder marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi dhe kunder qeverisjes qe po e rrenone lirine, demokracine, pavaresine, sovranitetin, ekonomine dhe mireqenien e popullit shqiptar dhe te pakicave ne Republiken e Kosoves! Xhevat Bislimi (Njeri nga themeluesit e paket te NISMA-se dhe Sekretar i saj per marredhenie me publikun).