Lajmet e fundit
Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri është duke u përfolur për një largim të tij nga skuadra italiane.

Ai ditëve të fundit është lidhur me një kalim në Preimer League, te Stoke City.
Por tash flitet se ai mund të përfshihet në marrëveshjen mes Interit dhe Tottenham Hotspur për shkëmbim Shaqiri-Lamela.
Shaqiri në Inter u transferua afatin e Janarit, nga skuadra gjermane Bayern Munich, ndërsa mund të largohet vetëm pas pak muajve kalimi te kjo skuadër.
Sipas Gazzeta dello Sport, mesfushori me prejardhje nga Kosova mund të shkëmbehet me lojtarin e Tottenham, Lamela.
Sipas kësaj gazete edhe Shaqiri është më i kënaqur për t'u bashkuar me Spurs sesa me Stoke City.