Lajmet e fundit
Skuadra angleze Stoke City është shprehur e gatshme që të ofrojë 9 milionë euro drejt Interit për mesfushorin me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Mediat në Itali raportojnë se Interi është shprehur i gatshëm për ta shitur anësorin vetëm pas pesë muajve nga transferimi i tij nga Bayern Munich.
Përveç Stoke interesim për të kanë shprehur edhe Liverpool dhe Everton sipas The Sun.
Trajneri i Interit, Roberto Mancini nuk është i kënaqur me paraqitjet e perfaqësuesit të Zvicrës kështu që mund ta shes këtë verë.