Gjatë darkës së të nominuarve mbrëmë, u përmend nëna e Gjestit në raport me marrëdhënien e tij me Xhenetën.
Derisa i njëjti u pyet nëse nëna e tij do e pranonte Xhenetën, Gjesti iu përgjigj banorëve, ani pse kësaj të fundit si duket nuk i pëlqeu përgjigjja.
Xheneta iu shpreh Gjestit pas darkës se i ka ngelur hatri në disa raste kur është përgjigjur për të.
“Më ka mbete hatri se i pate tri përgjigje për mu nuk je përgjigj qysh duhet”, tha Xheneta.
Ndërkohë, Gjesti i tha që ai ka mendimin e tij dhe përgjigjet si të dojë ai e jo siç do Xheneta.
“Këto këtu janë thjeshtë pyetje, jashtë është ndryshe. Unë e njoh nënën time, nëna ime e pranon gjithkënd për djalin e vet”, tha ai.
Për më shumë, ndiqni videon në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=Bsnycv1oMPo
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.