Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, i ka dalë në përkrahje artistit, pasi ky i fundit u ndalua nga Policia e Kosovës të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.
Në emisionin “Kosova Today”, Xheneta tha se Gjesti po kalon kohë të vështira pas vdekjes tragjike të vëllait të vogël të tij, transmeton Klankosova.tv.
“Mbështetjen time e ka, dhe kam me mbajt pretimin, dhe nuk më intereson aspak se si njerëzit e marrin, për mua ka rëndësi që të ndihem unë e qetë brenda meje. Mendoj që sendet janë akumuluar, është e vërtetë që i kam dëgju më herët këto probleme”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera, Xheneta tha se më së shumti ndjen keqardhje për familjen e Gjestit.
“Besoj se duhet të fokusohemi më shumë te gjendja emocionale e Gjestit, se sendet janë akumuluar. Më së shumti po më dhimbset dhe ndjej keqardhje familja e tij, që dramë pas drame, tragjedi pas tragjedie po i ndodhin”, tha ajo në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=QhidA2RueQo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.