Lajmet e fundit

Kandidati për Kryetar të Drenasit, nga radhët e Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj, me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore për të parin e kësaj komune, ka treguar se pse ai është i duhuri për të qenë i Kryetar.
‘’Me bindje dhe besim të plotë u them se në cdo takim ku isha gjatë këtyre ditëve, në Drenas jam pritur me dashur’’, është shprehur Xhemajlaj, njofton Klan Kosova.
Sipas Xhemajlajt, një vepër e tillë ndaj tij e qytetarëve të Drenasit është dëshmi se ata janë të dëshpëruar nga qeverisja me premtime të parealizuara.