Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i zhveshur nga kostumi i një funksionari të lartë të shtetit, ka dhënë disa komente rreth raportit të tij me bashkëshorten Monika Kryemadhin.
Ndërsa ishte i ftuar në edicionin e së shtunës në ''Xing me Ermalin'' ai nuk iu ka shpëtuar pyetjeve të cilat e vënin në siklet presidentin shqiptar, tranmseton Klan Kosova.
I pyetur nësë ndjen xhelozi për Monika Kryemadhin, Presidenti Ilir Meta i përgjigjet:
''Unë jam i lumtur kur të bukurën e pëlqejnë të gjithë''.
Sigurisht që kjo rënditet në ato përgjigjet shumë diplomatike, ashtu siç i ka hije një presidenti apo jo, transmeton Klan Kosova.