Lajmet e fundit

Tifozët e Ballkanit të njohur si "Xhebrailat" kanë reaguar pas incidentit ku u sulmua portieri i këtij klubi Stivi Frashëri, nga tifozëria e Gjilanit.
Në reagimin e tifozëve thuhet se gjestet e tilla nuk i kanë hije asnjë tifozërie.
"Ky gjest nuk i ka hije asnjë tifozerie, aq më tepër atyre që i kemi pritur disa ndeshje në Suharekë".
Pas sulmit portieri i Ballkanit është dërguar në spitalin e Gjilanit.
Gjendja e tij aktualisht është stabile.
Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal Arsim Emini.
https://klankosova.tv/spitali-i-gjilanit-gjendja-e-portierit-te-ballkanit-aktualisht-eshte-stabile/