Asamblisti i Partisë Demokratike në Drenas, Xhavit Drenori, pritet të jetë kandidati i PDK-së, për komunën e Drenasit, pas dorëheqjes së ish-kryetarit, Nexhat Demakut, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Drenori, ku përmes një njoftimi ka njoftuar se do të shpallë kandidaturën të dielën.
“Me datën 06.11.2016, me fillim në ora 14:00, do të shpallë kandidaturën time për të parin e Komunës së Drenasit për pjesën e mbetur të mandatit”, shkruan Drenori.
“Para qytetarëve të ftuar në këtë aktivitet dhe para Jush dëshiroj të elaboroj katër fushat problematike që i kam identifikuar tash sa kohë nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal në Drenas”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.