Lajmet e fundit

Vetëm pak javë para përfundimit të vitit 2017, Butrint Imeri publikoi projektin e tij “Xhanëm”, këngë kjo e cila arriti të mbledhë mbi 23 milionë klikime deri më sot, njofton Klan Kosova.
Por, këtë këngë me tekst pak më ndryshe, e këndoi dikush tjetër para tij.
Është artisti i ri me emrin Dorand, ai cili pjesën “Veç po du me ditë a t’merr malli edhe ty për mu”, me ritëm njësoj, e këndoi tre muaj më herët, që i bie në muajin shtator.
Por, këtë projekt, Dorandi s’e publikoi asnjëherë, e për çfarë arsye, nuk dihet.
Vlen të ceket edhe fakti se nën klipin “Xhanëm” të publikuar në youtube, shihet se tek teksti shkruan "by: Butrint Imeri".
Videoja ku Dorandi këndon këtë pjesë, ekziston në një faqe me mijëra ndjekës në Instagram, e që me sa duket është harruar të fshihet.
Më poshtë, ua sjellim versionin e Dorandit të publikuar shumë muaj më parë para se të publikohej “Xhanëm”./klankosova.tv
https://www.instagram.com/p/BfGvyURBFWN/?taken-by=showbiz_showbiz
