Lajmet e fundit
Xhamitë janë tempuj fetarë ku besimtarët islamë i drejtohen zotit dhe ato nëpër botë, janë të ndërtuara me arkitekturë marramendëse të cilës i është kushtuar vëmendje edhe në detaje.

Në vazhdim ua sjellim disa nga xhamitë më të bukura anë e mbanë botës.
Xhamia El Haram në Mekë
Kjo është xhamia më e madhe, më e vjetër dhe vendi më i shenjtë në Islam, të cilin gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit e vizitojnë deri në dy milionë pelegrin.
Kubeja e Gurit gjendet në një zonë të Jerusalemit të vjetër, të quajtur Mali i Tempullit; ajo mbulon një shkëmb për të cilin, disa myslimanë dhe dijetarë besojnë së është vendi prej ku Muhamedi u ngjit në qiell.
Xhamia e Kaltër, Stamboll
Ndonëse emri i saj zyrtar është Xhamia e Sulltan Ahmedit, kjo xhami më shumë njihet si Xhamia e Kaltër për shkak të 20 mijë pllakave të kaltra të punuara me dorë, me të cilat janë të dekoruara muret e saj të brendshme.
Xhamia Shah Faisal, Islamabad
E përfunduar në vitin 1986, kjo xhami në formë të çadrës së Beduinëve, që gjendet në pjesën perëndimore të Himalajeve, është xhamia më e madhe në Pakistan.
Xhamia Sulejmanije, Stamboll
Sulejmani i Madhërishëm, apo sulltani që ka mbajtur fronin e Perandorisë Osmane për kohën më të gjatë (44 vjet), është varrosur së bashku me gruan e tij, Haseki Hurrem Sulltannë këtë më të madhen xhami në Stamboll që mban emrin e tij.
Xhamia e Madhe Sheikh Zayed, Abu Dabi
Në këtë xhami në të cilën ka vend për 40 mijë besimtarë gjendet qilimi më i madh në botë. E veçantë tjetër e kësaj xhamie është ndriçimi unikat i mureve të jashtme të saj, i cili behët më i errët ose më i ndritshëm varësisht nga fazat e hënës.
Xhamia Nusrat Djahan në Kopenhagë
E ndërtuar në vitin 1967, kjo është xhamia e parë në Danimarkë, vend ky në të cilin 4% e popullsisë është myslimane.
Xhamia e Madhe e Bursës, Turqi
Xhamia e Bursës me njëzet kube është një nga shembujt më të mirë të kaligrafisë islame në botë.
Xhamia e Kristaltë në Malajzi
E ndërtuar në vitin 2008 me material çeliku, qelqi dhe kristali, kjo xhami është e veçantë me dizajnin e saj të përgjithshëm mahnitës. /almakos.com