Lajmet e fundit

Fshati Nerodime për herë të parë po bëhet me xhami të veten, transmeton Klan Kosova.
Me ilahi në gjuhën arabe u mblodhën edhe tek vendi ku do te vihej gurthemeli.
Me emocion po e përcjellin këtë iniciativë për fillimin e ndërtimit të këtij objekti fetar.
Për të mbështetur ketë iniciativë të nerodimasve kishin ardhur edhe nga Bashkësia Islame e Ferizajt.
E ai që e dha rreth 8 ari tokë të vetën për tu ndërtuar xhami tha se ndjehet shumë mirë që pati mundësi të bëjë një vepër të tillë.
Fshati Nerodime ka rreth 2 mijë banorë. Xhamia e parë në këtë fshat të Ferizajt do të ndërtohet brenda vitit, e për këtë punë banorët kërkojnë ndihmë nga bashkëfshatarët e tyre në Diasporë.