Lajmet e fundit

Një djalë 3 vjeçar e ka humbur jetën aksidentalisht të martën derisa ndodhej brenda një veture.
Dyshohet se viktima nga fshati Prelez i Jerlive të Ferizajt, teksa ishte në veturë e ka prekur butonin që mbyll xhamin e automjetit me ç `rast xhami e ka zënë fëmijën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, e më pas edhe vdekjen e tij.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Ferizajt, Agim Gashi rasti është cilësuar si vdekje aksidentale ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Sipas tij me urdhër të prokurorit , viktima iu është kthyer familjes për ceremoninë mortore, njofton Klan Kosova.