Lajmet e fundit

Adelina Berisha ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e dëgjohet teksa këndon këngën “Xhamadani vija vija” së bashku me publikun e madh që ishte prezent në njërin prej koncerteve të saj jashtë trojeve shqiptare, njofton Klan Kosova.
Edhe pse kjo këngë nuk i përket zhanrit të muzikës të cilën e bën Adelina, ajo dëshmoi se edhe këtë këngë e këndon pa problem.
Në anën tjetër, këngëtarja ka nisur punën për projektin e saj më të ri muzikor, për të cilin së fundmi edhe i ka publikuar disa fotografi në të cilat është shfaqur shumë seksi.
https://www.instagram.com/p/BE5r03oAZDP/?taken-by=adelinnaberisha