Bayer Leverkuseni është eliminuar pas një humbjeje të turpshme nga ekipi i Ligës së tretë të Gjermanisë, Armina Bielfeld, me rezultat 2:1.
Leverkuseni ishte i pari që avancoi me ani të Tah, i cili realizoi në minutën e 17-të të takimit.
Por, vetëm tre minuta më vonë, vendasit vunë baraspeshën në fushë me anë të Worl, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, vendasit kaluan për herë të parë në epërsi me Grosser, e që ishte edhe rezultati përfundimtar.
Ekipi i Xabi Alonsos dhe Granit Xhakës tentuan deri në fund të takimit ta barazojnë rezultatin, por nuk ia dolën që ta thyejnë mbrojtjen vendase.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.