Lajmet e fundit

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e ka komentuar festimin e golit të tij i cili e shënoi në përballjen ndaj Andorrës.
"Më pëlqen të provokoj " ishin fjalët e e tij pas festimit të golit.
Xhaka luajti për 90 minuta në fitoren e Helvetikeve ndaj Andorrës, ku shënoi gol dhe bëri asistim në ndeshjen e vlefshme per Euro 2024.
“Pjesa jonë e parë ishte më e mirë se 0-0 që rezultoi në të”, ka thënë Xhaka për mediat.
“Shpresonim të merrnim gjashtë pikë në shtator, në fund morëm vetëm katër, por ende jemi në krye dhe më e rëndësishmja është që të përfundojmë me kualifikim”, u shpreh ai.
Ndërsa fjalë të mira për Granit Xhakën pati edhe trajneri i Zvicrës, Murat Yakin.
“Jam i lumtur për Granitin, buzëqesh Murat Yakin. Ai është lideri ynë, kapiteni ynë. Ai është në qendër të lojës”, u shpreh trajneri.
Zvicra është lider i grupit I me 14 pikë, kurse në vendin e dytë në grup gjendet Rumania me 12 pikë.