Lajmet e fundit

Caku i Arsenalit, gjatë afatit kalimtar të janarit Granit Xhaka është duke dëshiruar një kalim në kampionatin anglez.
Ylli i Moenchengladbach nuk e ka mohuar dëshirën për të kaluar në ishull.
“Anglia është ëndrra ime” i ka thënë Xhaka të përditshmes gjermane Blick
“Nuk e fsheh atë. Tash për tash jam i lumtur me këtë, zoti e din çfarë do të ndodh”.
Ai ka thënë se për të nuk kanë rëndësi paratë, por nëse do të luante në Angli më parë do të bashkohej me ndonjë klub jo shumë të fortë.
Xhaka ka thënë se nuk vjen nga një familje që është e uritur për para, por nga një familje me karakter të lartë, transmeton Klan Kosova.