Lajmet e fundit
Futbollisti kosovar Granit Xhaka nuk do të ndërrojë skuadër të paktën në sezonin e transferimeve në verë. Për këtë ka siguruar Rainer Bonhof, zëvendëspresident i Borussia Moenchengladbach.

“Ne jemi të informuar për interesimin e Atletico Madridit dhe Bayern Munchen, por s’jemi të interesuar për shitjen e Granit Xhakës, ai është një nga lojtarët më të mirë dhe do të luaj për skuadrën tonë edhe sezonin e ardhshëm”, tha Rainer Bonhof.
Futbollisti Granit Xhaka ka treguar formë të mirë gjatë gjithë edicionit në fanellën e Borussia Moenchengladbach, prandaj ka ardhur interesimi edhe nga Atletico e Bayern.