Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, e ka lavdëruar Kosovën pas fitores kundër Sllovenisë 0:2 duke arritur që ta siguronte playoff-in në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.
Xhaka deklaroi se ajo se çka kanë treguar "Dardanët" meriton respekt.
"Ne pothuajse e kemi siguruar kualifikimin. Do të donim shumë ta festonim sot këtë arritje. Por, ajo që ka treguar Kosova deri tani, vërtet meriton respekt. Sigurisht, atyre u duhet një fitore 6:0, por prapë nuk mund ta marrim këtë ndeshje si të lehtë” deklaroi ai pas ndeshjes me Suedinë transmeton Klankosova.tv.
Skuadra e Franco Fodës, shpresoi në një gabim të "helvetikëve" në Gjenevë të shtunën mbrëma ndaj suedezëve, por ekipi i komanduar nga Xhaka nuk lejoi befasi duke fituar me rezultat 4:1, e vet ky e realizoi golin e dytë për Zvicrën nga pika e bardhë.
Të martën, në "Fadil Vokrri", Kosova e pret Zvicrën në ballafaqimin e fundit të fazës grupore.
Aktualisht, zvicëranët kryesojnë grupin K me 13 pikë tri më shumë se "Dardanët" që janë të dytit.
Për t'u kualifikuar direkt, kombëtarës tonë do t'i nevojitet një fitore prej 6:0 kundër Zvicrës çka praktikisht duket e pamundur përballë një kombëtare të tillë.
Kështu që skuadrës së Franco Fodës, i mbetet që plasimin në garën kryesore të futbollit ta kërkoj përmes playoff-it, ndeshjet e së cilit luhen në mars të 2026-tës./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.