Lajmet e fundit

Mesfushori Granit Xhaka që i kushtoj Arsenalit 33 milionë funta në fillim të verës, ka arritur që në ndeshjen kundër Hull City të shënojë golin e parë nën këtë fanellë.
Madje ky nuk ishte çfarëdo goli. Ai nga distanca plasoi një goditje shumë të fort për të gjetur këndin e portës së Jakupovic.
Këtë gol Xhaka ka shkruar se do ta kujtojë gjithmonë.
“Goli im i parë me Arsenalin, do të më mbetet në kujtesë gjithmonë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova