Lajmet e fundit
Dy yjet e Arsenal kanë shpërndarë një fotografi, në të cilën bëjnë shenjën e shqiponjës, për të uruar shqiptarët për festën e madhe të 28 nëntorit

Granit Xhaka ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën bashkë me Shkodran Mustafin bëjnë shenjën e shqiponjës.
Dy futbollistët me origjinë shqiptare, njëri që luan për Zvicrën, e tjetri për Gjermaninë, kështu kanë uruar bashkëkombasit në Festën e Flamurit.
"Ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, Gëzuar ditën e FLAMURIT.", ka shkruar mesfushori qendror i Arsenal poshtë kësaj fotografie.