Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj ish kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.
“Xh. Zh. po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dy veprave penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit” nga neni 339 par. 1 lidhur me nenin 3 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në kumtesën e gjykatës, transmeton Klan Kosova.
“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj”.