Barcelona ka arritur që t'i arkëtojë pikët e plota në derbin kundër Atletico Madridit.
Barca fitoi me rezultat 0:3 si mysafire në "Civitas Metropolitano".
Golat për Barcen i realizuan: Joao Felix, Robert Lewandowski dhe Fernando Lopez.
"Blaugranat" në fundin e pjesës së parë mbeten pa trajnerin Xavi Hernandez, i cili mori karton të kuq.
Atletico po ashtu mbeti me një futbollist më pak pasi në minutin e 92-të u përjashtua nga fusha, Nahuel Molina.
Aktalisht, katalunasit në renditjen tabelare në La Liga i kanë 64 pikë apo tetë më pak se Reali që e kryeson tabelën me 72 pikë.
Ndërkaq, skuadra e Diego Simeones, Atletico është në vendin e pestë me 55 pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.