Lajmet e fundit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron ta mbajë në ekip mbrojtësin anësor, Sergi Roberto.
Ky i fundit e konfirmoi këtë në një intervistë për mediumin spanjoll, "Esports RAC1".
"Dëshiroj që ta vazhdoj kontratën time me Barcelonën, është prioritet i imi. Ende nuk jemi në negociata me klubin. Xavi më ka thënë se dëshiron që unë të qëndroj dhe ta vazhdoj karrierën këtu.", tha Roberto.
30-të vjeçari është pjesë e ekipit të parë tek Barcelona që nga viti 2013, ndërsa kontrata aktuale i skadon më 30-të qershor 2023.