Lajmet e fundit
Legjenda e Barcelonës, Xavi ka falënderuar për mbështetjen e klubit , ai ka thënë se është krenar që ka luajtur për klubin më të mirë në botë, pasi bëri edhe paraqitjen e tij të fundit në skuadrën katalonase.

35 vjeçari këtë javë e konfirmoi vendimin e tij që të bashkohet me klubin Al Sadd nga Katari, pas 24 viteve të suksesshme në Barcelonë,
“Lamtumirë të gjithëve, faleminderit për gjithçka. Faleminderit për sot dhe të gjitha sezonat tjera. Ju nuk e dini sa sa krenar jam sot me lojtarët e Barcelonës, ne jemi klubi më I mirë në botë.”
Sot Barcelona ka ngritur trofeun e kampionit në La Ligan spanjolle.