Lajmet e fundit

Rita Ora ka shpërthyer në lot gjatë episodit të tretë të X Factor, pasi që nuk mund të merrte një vendim rreth një konkurrenteje, nëse do të duhet ta dërgonte në skenën e Boot Camp apo ajo.
Infermierja dentare Shianne Philips ka performuar këngën e Whitney Houston "I Have Nothing" dhe juria ishte e ndarë me mendime, duke ia lënë Ritës votën vendimmarrëse.
Edhe gjatë episodit të dytë, Rita me lot në sy i ka thënë konkurrentit australian Miley Moore, se ajo mund ta shihte pasionin, vendosmërinë dhe individualitetin e tij.
"Nuk më mbetet asgjë tjetër të shtoj, përveç se jam shumë e lumtur që ti erdhe në këtë emision", ka shtuar ajo.
Me plot emocione ka filluar ky edicion i X Factor, kur edhe në episodin e parë Simon Cowell ka shpërthyer në lot pas këndimit të Josh Daniel, i cili e bëri të preket për shkak të vdekjes së nënës së tij, e cila ndërroi jetë vetëm disa ditë para se të fillonin audicionet e korrikut.