Lajmet e fundit

Prezantuesi televiziv, Mark Wright ka shpalosur planet e tij për të pasur fëmijë në të ardhmen me bashkëshorten e tij aktore, Michelle Keegan por kjo nuk beson se do të ndodhë shumë shpejt.
Ai ka treguar se pavarësisht dëshirës për të pasur trashëgimtarë, agjenda e tyre e ngjeshur në punë nuk po u’a lehtëson këtë punë.
28 vjeçari nuk ka mundur të mos flasë për vajzën që ka në krahë duke u shprehur se ajo është vajza perfekte dhe ata të dy janë shumë të lumtur që janë së bashku.
“Është ndjenjë e mrekullueshme kur e di se jam martuar me vajzën perfekt. Ndihem shumë rehat dhe i lumtur” tha ai, transmeton Klan Kosova.
Wright gjithashtu është shprehur se nuk mban mend ndonjë pjesë të veçantë nga dasma pasi e tëra, që nga fillimi deri në fund ishte unike.