Lajmet e fundit

Mark Wright këtë kohë në vitin e kaluar ishte duke bërë prova për Strictly Come Dancing.
Por Wright nuk do të jetë në skenën e kërcimit së shpejti pasi ai ka thyer një asht në këmbën e tij.
Ai gjatë këtij lëndimi vazhdimisht i ka informuar fansat e tij se si po e kalon këtë kohë larg angazhimeve të tij profesionale.
Prezantuesi televiziv ka treguar se shumicën e kohës ka qëndruar gjatë kësaj kohe me bashkëshorten e tij, Michele Keegan.
Për më tepër ai është shprehur se bashkëshortja e tij ka qenë shumë afër tij gjatë këtij lëndimi duke mbështetur atë vazhdimisht.
“Ajo është treguar e mrekullueshme” ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Wright ka thënë gjithashtu se dhimbjet i ka kaluar duke ngrënë gjëra të ëmbla.