Pas rreth 45 mijë nënshkrimeve të një peticioni kundër zgjedhjes së Wonder Woman, kampion për simbol të barazisë gjinore, preferenca e OKB-së për këtë projekt bie poshtë.
Kjo pasi në më pak se dy muaj pas emërimit të saj si një ambasadore ajo ngjalli zemërim, përcjellë Klan Kosova.
Superheroina u shpall ambasadore nderi për të promovuar në lidhje me fuqizimin e grave dhe dhunës me bazë gjinore.
Ndërkaq shfaqja e saj, personazh i ‘’seksualizuar’’ ishte një kritikë, element ky i kapur në kohë për zgjedhje të papërshtatshme.
OKB nuk ka shpjeguar se pse ky projekt që ka personazh Wonder Woman, që filloi në tetor, tashmë do të përfundojë të premtën, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq DC Entertainment, që boton DC Comics, ka thënë se se ishte i kënaqur me ekspozimin e Wonder Woman .
Warner Bros dhe DC Enetrtainment po mbështesin tash e sa kohë fushatën e OKB-së dhe UNICEF, për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.