Lajmet e fundit
Football Italia raporton që agjenti i futbollistit të Schakles, Julian Draxler gjendet në Itali, dhe thuhet se bëhet fjalë për një marrëveshje mes Juventusit dhe Draxler.

Por Roger Witmann edhe pse ka pranuar se gjenet në Itali ka mohuar që kjo ka të bëjë me ndonjë marrëveshjen me Zonjën e Vjetër.
“Nuk di diçka që e lidh Draxler me Juventusin. Ai është lojtar i Schalkes. Duhet ta pyesni atë, por sa di unë të gjitha këto janë vetëm thashetheme” ka thënë Witmann.
Biankonerët pothuajse kanë përmbyllur shitjen e Vidal në Bayern Munich, ndërsa janë hedhur menjëherë në aksion për të gjetur zëvendësuesin e tij.