Christopher Eubanks e ka mposhtur Stefanos Tsitsipas me rezultat 3:2 në sete për të kaluar në çerekfinale të Wimbledonit.
Christopher Eubanksi fitoi pas pak më shumë se tre orës lojë ndaj favoritit të takimit.
Ai humbi setin e parë 3:6, e fitoi të dytin 7:6, për ta humbur setin tjetër sërish 3:6.
Mirëpo, amerikani u rikthye edhe njëherë duke i fituar dy setet e fundit, secilin 6:4.
Ai në çerekfinale do të ketë punë me ish numrin një në tenis, Daniil Medvdev.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.