Lajmet e fundit

Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës, William Walker, si për çdo përvjetor ka nderuar viktimat e masakrës së Reçakut.
Walker ka qenë pjesë e akademisë përkujtimore, ku mbajti edhe një fjalim.
Para tij të pranishmëve iu drejtuan, presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Derisa liderët institucional mbanin fjalime dhe edhe e përmendin dhe falënderonin Walker-in për kontributin e tij, ai zgjodhi një formë jo fort të zakonshme për të qëndruar.
I ulur në ulëse, me këmbët shtrirë dhe pa bërë ndonjë lëvizje, Walker ka dëgjuar deklarimet e tre liderëve më të rëndësishëm të vendit.
Më pas në fjalimin e tij, Walker, i dhuroi një lule, Thaçit, të cilën i tha ta mbajë në zyrën e tij si përkujtim për viktimat e Reçakut. Walker madje është shfaqur kritik për nderimin që iu bëhet 45 të masakruarve nga liderët shtetërorë, që tha se i ka parë atje vetëm në tre vjetët e fundit.
Një vit më parë, në të njëjtin vend, Walker dhe Thaçi nuk kishin folur fare ani pse kanë qenë fare afër. Walker kishte zgjedhur ta injoronte Thaçin, duke ia kthyer shpinën.