Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, ka shprehur entuziazmin pas kualifikimit në finalen e UEFA Champions League, por ka paralajmëruar se puna ende nuk ka përfunduar.
“Jemi shumë të lumtur që arritëm në finale. Nuk ishte e lehtë, sepse e dimë sa e vështirë është Liga e Kampionëve. Duhet të vazhdojmë dhe shpresojmë ta fitojmë finalen,” u shpreh ai për beIN Sports.
Saliba theksoi se skuadra londineze ka ende katër ndeshje vendimtare përpara, duke përfshirë tre në kampionat dhe finalen evropiane.
“Është e madhe të jesh katër ndeshje larg dy trofeve, por e dimë që asgjë nuk ka përfunduar. Kemi tre ndeshje në kampionat dhe finalen – janë katër finale për ne. Duam t’i fitojmë të gjitha dhe jam i sigurt se mund ta bëjmë,” shtoi mbrojtësi francez.
Arsenal mbetet në garë për një sezon historik, me synimin për të kurorëzuar suksesin me trofe si në Angli, ashtu edhe në Evropë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.