Aktori i famshëm hollivudian, Will Smith, ka thënë që filmi në të cilin ka luajtur e që nuk i pëlqen është ai i para 22 vjetëve, “Wild Wild West”.
I pyetur në seritë GQ se cili është filmi i tij më i mirë dhe më i keqi, Smith nuk duket të ketë hezituar me përgjigjen e tij.
“Nuk e di, Wild Wild West e kam njëfarë njolle. Kur e shoh veten në pantallona lëkure...s’më pëlqen”, ka thënë Smith.
Ky film i zhanrit vestern ka për protagonist Smith-in, Keivn Kline-n dhe Salma Hayek-un dhe ishte sharë shumë nga kritikët.
https://www.youtube.com/watch?v=It89i3W-v4s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.