Lajmet e fundit

Aktori i njohur, Will Smith është përfolur ditëve të fundit për një divorc të mundshëm me bashkëshorten, Jada.
E duket se Smith ka vendosur që të shuajë kuriozitetin e fansave dhe t’i japë fund të gjitha muhabeteve me një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Ai është shprehur se nuk parapëlqen që të reagojë ndaj të gjitha fjalëve që fliten për të por këtë herë është ndjerë I detyruar që të japë një përgjigje për fansat e tij dhe t’u tregojë se nuk është duke u divorcuar.
"Ju premtoj të gjithëve se nëse ndonjëherë vendos të ndahem nga princesha ime, ju betohem se do jem unë ai që do e jap këtë lajm" ka përfunduar postimin Smith, transmeton Klan Kosova.
Çifti janë bashkë që nga viti 1997 ndërsa nga kjo martesë kanë edhe dy fëmijë, Jaden dhe Willow Smith.